Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Aldo Bumçi: Qeveria ka rënë, Cakaj mbështetej në teza sllavo-ruse

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 20:50 | Politikë
Aldo Bumçi: Qeveria ka rënë, Cakaj mbështetej në teza

Aldo Bumçi ka qenë ministri i Jashtëm që ka paraprirë të sapo shkarkuarin Ditmir Bushati. Përfaqësuesi i Partisë Demokratike jep opinionin e tij, i ftuar në studiot e A2, për mos dekretimin e Gent Cakaj nga ana e presidentit Ilir Meta në vendin ku ai ka qenë titullar në vitin 2013.

Sipas Bumçit, edhe vetë analistet e së majtës mbështesin vendimin e presidentit për mos të dekretuar ministrin e Jashtëm. Edhe në Kosovë e njëjta gjë, në veçanti një person me “background diplomatik të rëndësishëm si Edita Tahiri”.

Për Bumçin, marrja e presidencës së OSBE-së nga Shqipëria gjatë këtij viti, anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe sfida të tjera në rajon kërkojnë një profil institucional që të fillojë me “marshin e pestë, dhe jo duke njohur më parë njerëzit dhe procedurat”.

https://a2news.com/2019/01/10/nexhmedin-spahiu-teorite-e-cakajt-per-kufijte-do-te-ishin-thike-pas-shpine-per-kosoven/

Problemi më i madh i kandidatit të kryeministrit Rama ka qenë pikërisht ajo e nënvizuara nga presidenti Meta, ideja e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, “ide që nuk është perëndimore dhe shqiptare, por ruso-serbe, e propozuar pa konsultim nga presidenti Thaçi dhe e miratuar në rajon vetëm nga Shqipëria e Edi Ramës”. Dhe ky, për Bumçin, është argument i qenësishëm për refuzimin e presidentit.

Ai nuk mungon të ironizoi edhe politikën e Jashtme të kryeministrit. “Rama ka ndërtuar një marrëdhënie speciale me Vucic, 8 herë e ka takuar, dhe çfarë ka fituar? As njohjen e diplomave në Luginën e Preshevës”.

Falje Kosovës, sipas tij, duhet t’i kërkojë kryeministri, “që ka ulur me 40 mijë numrin e kosovarëve që vijnë në Shqipëri”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani