Bora sjell kaos në Kosovë, dhjetëra aksidente rrugore

Bora vazhdon të krijojë probleme të rënda në Kosovë. Aksidente të shumta rrugore janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit.

Mediat vendase flasin për mbi 60 të tilla, 22 prej të cilave kanë rezultuar me plagosje. Një person u nda nga jeta të mërkurën, pas një aksidenti të ndodhur si pasojë e motit të keq në 27 dhjetor të vitit të kaluar.

Qarkullimi është tejet i vështirë edhe në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Policia i bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me makinë.

Edhe në Prishtinë, qytetarët ankohen për vështirësitë e shumta nëpër rrugë. Meteorologët parashikojnë se reshjet do të vazhdojnë deri mbrëmjen e së enjtes ku trashësia e borës do të arrijë deri në 30 cm.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN