Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Borë dhe ngrica, autobusi përfundon jashtë rruge | FOTO

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 11:10 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur të mërkurën në aksin Shkodër-Shirokë-Zogaj, ku një autobus ka përfunduar jashtë rruge dhe thuajse është përmbysur.

Për shkak të borës së dendur dhe ngricave, mjeti që kryen transportin e udhëtarëve në këtë linjë është rrëzuar në anë të rrugës, duke rrezikuar jetën e shoferit dhe pasagjerëve.

Autobusi është rrëzuar në afërsi të pikës turistike në Zogaj. Edhe pse është në këtë gjendje që një ditë më parë, deri më tani askush nuk ka ndërhyrë, ndërsa mbetet e paralizuar lëvizja për shkak se autobusi është i rrëzuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli