Bregu dëmtim “horror”, jashtë 3-4 javë

Miqësorja ndaj Tiranës nuk mund të shkonte më keq për mesfushorin e Skënderbeut, Dejvi Bregu, i cili pësoi një dëmtim horror në pjesën e parë të lojës.

Përplasja me shtyllën gjatë një aksioni i kushtoi 23-vjeçarit një frakturë në krahun e majtë, që do ta mbajë pas operimit jashtë fushave, për të paktën 3 deri në 4 javë.

Një tjetër shqetësim i madh për Skënderbeun veç mungesës së rezultateve, të cilat mungojnë prej dy muajsh dhe tashmë ndërhyrja në merkato duket e nevojshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN