Brenda fakulteteve ku po “ngujohen” studentët – A2

Brenda fakulteteve ku po “ngujohen” studentët

Përshkallëzohet protesta e studenteve duke e zhvendosur lëvizjen brenda auditorëve. Studentët janë ngujuar në klasa ndërsa kanë bllokuar hyrjen e fakulteteve për të mos lejuar zhvillimin e mësimit.

Karrige të vendosura një mbi një në dyert kryesore të fakulteteve, ndërsa nga brenda studentet afishojnë kërkesat dhe bëjnë planet për vijimin e bojkotit

Bojkot

“Bojkoti është protesta jonë, pastaj disa mendojnë të vinë dhe të rrinë këtu, disa të tjere jo”, thotë një studente.

Hyrje –daljet e studenteve bëhen nga dritaret e kateve të para, gjë që ka sjellë edhe reagimin e policisë private të shkollave të larta

Edhe në fakultetin e ekonomisë dhjetëra studentë këmbëngulin për vijimin e bojkotit deri në plotësimin e të gjitha kërkesave

Studentë hynë nga dritaret

Por, një tjetër pamje të ofron universiteti i Mjekësisë. Edhe pse kanë qenë mjaft aktivë në protestën e dhjetorit, studentet e mjekësisë dhe stomatologjisë i kanë dhënë fund bojkotit.

Mjekësia ka rifilluar leksionet

Shkollat e larta publike, të përfshira prej një muaji nga bojkoti do të vendosin për orët e humbura, nëse do të shtyhet sezoni i provimeve apo dhe viti akademik.

Shkarkoni aplikacionin e A2