Divorci më i shtrenjtë në botë, ndahet çifti Bezos

Çifti më i pasur i botës po ndahet. Jeff Bezos dhe bashkëshortja e tij, MacKenzie po divorcohen pas 25 viteve martesë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë themeluesi i “Amazon” me anë të një deklarate të publikuar në “Twitter”.

Aty thuhet se ata do të qëndrojnë miq edhe pse do të jenë të ndarë.

“Ne ndihemi shumë me fat që kemi gjetur njëri-tjetrin dhe jemi mirënjohës për çdo vit që ishim të martuar”, vijon deklarata.

54-vjeçari Jeff Bezos është personi më i pasur i botës, me 137 miliardë dollarë pasuri. Kjo nënkupton që divorci mund të jetë shumë i kushtueshëm. Çifti Bezos ka 4 fëmijë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN