Euro në vrull, rikuperon 2.4 lekë në 2 javë

Euro forcon pozitat në tregun vendas. Banka e Shqipërisë njoftoi se monedha europiane u shkëmbye me 125 lekë, duke fituar 1.4 lekë në harkun kohor të tre ditëve. Rritja duket se vjen për shkak se janë zbutur ndjeshëm presionet mbi kursin valutor, që shoqërojnë zakonisht fundvitin, periudhë kur emigrantët dërgojnë më shumë para në atdhe apo edhe kthehen për t’i kaluar pushimet pranë familjes, duke shtuar kështu ofertën në treg.

Familjet që marrin para nga emigrantët përfitojnë nga forcimi i euros, pasi shumat e tyre sot vlejnë 1.8% më shumë kur konvertohen në lek. Nga ky forcim momental përfitojnë gjithashtu eksportuesit dhe individët me të ardhura në euro.

Ndërsa humbës janë tregtarët e importuesit, së bashku me ata që kanë kredi në euro dhe të ardhura në lekë, të cilët do të paguajnë më shumë për këstet mujore. Megjithatë ecuria në tregun valutor është e paparashikueshme dhe do të mbetet e tillë derisa të bëhet i qartë një ekuilibri ri i euros.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN