Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta Mikel Janku

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare Mikel Janku, ish-portier i Partizanit, njëkohësisht edhe i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Janku ka lindur më 25 tetor të vitit 1941 në Tiranë. Ai ka qenë aviator e për shkak të rrethanave politike të kohës vendosi të merrej me futboll, ku shkëlqeu.

Në periudhën 1962-1969, Mikel Janku ka mbrojtur portën e Partizanit, njëkohësisht edhe të Kombëtares.

Ai është kampion me Partizanin dhe fitues i kupave, më tej ai është ka punuar edhe si gazetar, por edhe opinionist.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN