Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Jo vetëm futboll, trukimet edhe në tenis: 83 të arrestuar në Spanjë

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 17:52 | Sporte të tjera

Trukimet janë një problem për të gjitha sportet dhe kjo u konfirmua në Spanjë, ku Guardia Civil në bashkëpunim me njësinë e Europolit, zhvilloi operacionin ku shkatërroi një organizatë kriminale, e cila manipulonte ndeshjet e tenisit.

Në total u arrestuan 83 persona të dyshuar, 28 prej të cilëve janë sportistë profesionistë. Madje, njëri prej tenistëve, kishte marrë pjesë edhe në edicionin e fundit të turneut prestigjioz, US Open.

Paratë e trukimeve të sekuestruara në Spanjë

Hetimet nisën në vitin 2017, kur Njësia e Integritetit në Tenis denoncoi aktivitete të parregullta në disa turne. Personat që akuzohen si përgjegjës për trukimet, korruptuan sportistët, për të garantuar paracaktimin e rezultatit të ndeshjeve të tenisit, ndërsa shfrytëzonin identitetin e mijëra qytetarëve për të vendosur baste.

Një grup kriminal nga Armenia shfrytëzonte një tenist profesionist, i cili shërbente si urë lidhëse ndërmjet bandës dhe pjesës tjetër të organizatës. Pasi garantohet trukimi i ndeshjeve të tenisit, ata udhëzonin anëtarët e tjerë të grupit që të vendosnin baste në nivel kombëtar në Armeni, por edhe në nivel ndërkombëtar.

Gjatë aksionit në Spanjë, u bllokuan dhjetëra llogari bankare, u kryen 11 kontrolle, gjatë të cilave u sekuestruan afro 170 mijë euro, si edhe pesë automjete luksoze dhe dokumente që lidhen me këtë çështje.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani