Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kreu i KLP: SPAK nis punën edhe me “mungesa”

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 16:40 | Aktualitet
Kreu i KLP: SPAK nis punën edhe me “mungesa”

Prokuroria e posaçme e hetimit, do të ngrihet me çdo kusht edhe nëse numri i konkurrentëve do të jetë i vogël. Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, deklaron se SPAK mund të ngrihet edhe me 10 prokurorë.

“Një gjë është e sigurt, që jemi të detyruar të emërojmë të paktën 10 prokurorë në SPAK, është një dysheme poshtë së cilës nuk shkojmë dot. Nëse do të jemi në gjendje t’i emërojmë të 10 përnjëherë, ose do të emërojmë më pak prej tyre në pritje të vetting-ut, kjo mbetet për t’u parë”

Gent Ibrahimi, kryetar i KLP

Ai deklaron se do të kërkohet ndërhyrja e institucioneve që emrat e prokuroreve të SPAK të kalojnë radhën e vetting-ut.

“Jam i sigurt që një pjesë e atyre që do të kandidojnë janë tashmë pjesë e vetting-ut, kështu që nuk do të jetë një sforcim i skajshëm për të shtuar edhe ca të tjerë në listë”.

Gent Ibrahimi, kryetar i KLP

Prokurorët që do të aplikojnë në këtë garë, nga sot do të kenë një dokument më pak, i njohur ndryshe si formulari A, i dorëzuar tashmë përpara institucioneve të vetting-ut.

A2 CNN Livestream

Dita jonë