Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Merkel në Athinë për emrin dhe mbështetjen ekonomike

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 15:02 | Ballkani
Merkel në Athinë për emrin dhe mbështetjen ekonomike

Kancelarja Angela Merkel viziton të enjten Athinën ku ndryshe nga ndalesa e fundit në vitin 2014-të, klima do të jetë më pozitive.

Merkel pritet t’i kërkojë autoriteteve greke të përshpejtojnë aprovimin e marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë, dukë i bërë thirrje opozitës të pranojë kompromisin me Shkupin.

Kriza e borxheve i rëndoi marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Greqisë, por kryeministri Alexis Tsipras i zbatoi të gjitha masat e kursimit dhe bashkëpunoi në përballimin e krizës së refugjatëve në Europën Jugore.

Kjo është arsyeja pse udhëtimi i Angela Merkelit në Athinë shihet si një sinjal i mbështetjes së Berlinit për zbatimin e reformave ekonomike në Greqi.

Sipas mediave vendase, kancelarja pritet t’i sjellë edhe një paketë ndihme ekonomike Athinës zyrtare. Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë ne kryeqytet duke mobilizuar më shumë se 2 mijë policë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë