Merr flakë karburanti, humb jetën punonjësi

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Shkodër, ku një person ka humbur jetën. Viktima, Tonin Loci, ishte punonjës në një pikë karburanti, kur tavani është shembur nga pesha e borës mbi të.

Pas shembjes pa pasur edhe një shpërthim zjarri, çka e ka bërë të pamundur për punonjësin të largohet. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.

Burime policore tregojne se akoma nuk kanë mundur të nxjerrin trupin e 53 vjecarit Tonin Loci pasi nëse nuk ndërhyhet me kujdes mund të rindizet një vatër zjarri . Kjo do ishte fatale pasi zjarri do ndizej brenda një pike karburanti dhe pasojat mund të ishin fatale.

Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjtës kompani. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në shembjen e dytë .

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN