Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Paraqitja ndaj Basaksehir, optimizëm te Kukësi

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 12:08 | Futboll
Paraqitja ndaj Basaksehir, optimizëm te Kukësi

Të luash, e madje të bësh figurë të mirë ndaj ekipit, që po dominon Superligën turke është një arsye e fortë për të qenë optimistë. Te Kukësi janë të kënaqur për paraqitjen në humbjen 2-1 ndaj Instambul Basaksehir, ku trajneri Cungu kërkon të punohet në këtë drejtim, për të realizuar objektivat edhe në kampionat.

“Jam i kënaqur me lojën që zhvilluan djemtë, duke pasur parasysh që është një skuadër e vendit të parë në Superligën turke, me diferencë dhe me yje mbarë botërore. Në këto kushte nuk ishte e lehtë. Si prezencë e parë jam i kënaqur, sepse kemi ende gjëra për të përmirësuar”.

Armando Cungu, trajner i Kukësit

Mesfushori Arbër Çyrbja, autori i golit të parë të bluve për këtë sezon, tregoi edhe ndjesinë pasi shënoi në portën e një prej skuadrave më të mëdha në Turqi.

“Është kënaqësi t’i shënosh portierit të Kombëtares turke, si edhe ekipit që luajtëm. Ata kanë një skuadër shumë të fortë dhe kanë lojtarë, të cilët i kemi parë vetëm në televizor. Ishte një ndeshje shumë e fort dhe me gjithë humbjen 2-1 mund të themi që rezultati ishte i mirë”.

Arbër Çyrbja, futbollist i Kukësit

Testi i radhës për Kukësin do të jetë ai kundër Rostov, ekip i Premier Ligës Ruse, që do të luhet këtë të premte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë