Shalë, 8 mësues “peng” në shkollë: Ndihmë urgjente, një metër borë po na bie në kokë!

Sipas informacioneve të A2, 8 mësues kanë ngelur të bllokuar nga dëbora në zonën e Shalës, në afërsi të Thethit, pikërisht në fshatin Bregu i Lumit.

Në zonë reshjet e dëborës kanë arritur mbi një metër, duke bllokuar çdo mundësi qarkullimi, por edhe duke vënë në rrezik arsimtarët që gjenden në godinën e shkollës.

Rrezikohet shembjen e mbulesës së godinës, me pasoja tragjike për ta, dhe kërkojnë ndërhyrjen urgjente të autoriteteve.

Kujtojmë që të enjten për shkak të dëborës në zonën e Shkodrës një person ka humbur jetën në një pikë karburanti.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN