Shefi kabinetit të Metës: Cakaj i ditur? Pse nuk u emërua në Ministrinë e Kulturës? Jo eksperimenteve

Do të ngjallë polemika të tjera intervista e lëshuar sonte nga Arben Cici, shef i kabinetit të presidentit Ilir Meta.

I pyetur në një emision televiziv në Kosovë për arsyet e mos dekretimit të Gent Cakës, Cici ka treguar që presidenti përpos refuzimit i ka propozuar kryeministrit dekretimin e Cakajt, por në një dikaster të ndryshëm.

“Presidenti i Republikës i ka propozuar kryeministrit që, meqë z. Cakaj pretendohet që është kaq i ditur, ju mund ta vendosni ministër të Kulturës apo çdo lloj ministri tjetër”, ka treguar ai.

Ky refuzim, për Cicin vjen si rezultat i faktit që “s’e kemi luksin të bëjmë eksperimente”, dhe që prejardhja kosovare nuk ka qenë një handikap, nga momenti që “Besa (Shahini) u dekretua, Genti jo”.

Shefi i kabinetit analizoi që “të gjithë e dinë qëndrimin dhe pozicionin e z. Meta sa i takon Kosovës, sa i takon procesit të dialogut Serbi-Kosovë, dhe natyrisht sa i takon politikës së jashtme të Shqipërisë në raport me Kosovën”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN