Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Zvarritjet në Hipoteka, “Fast-Track” për 9 shërbime

Nga A2 CNN
10 Janar 2019, 11:36 | Aktualitet
Zvarritjet në Hipoteka, “Fast-Track” për 9 shërbime

Çështjet e pronësisë janë ato që kanë prodhuar ndër vite problematikat më të mëdha për qytetarët, nga korrupsioni në terren tek agjencitë e regjistrimit të pasurive të paluajtshme e deri tek organet e drejtësisë.

Edhe pse qeveritë ndër vite kanë promovuar risi në shërbimet e hipotekave që nga dixhitalizimi i tyre, por sërish shkeljet kanë vazhduar. Në vitin 2017 plot 80 mijë qytetarë janë gjetur vonesa e probleme, ndërkohë që numri total i aplikimeve ka qenë 170 mijë.

Dy janë zhvillimet më të fundit. Bashkimi i hipotekave dhe ALUIZNI-t në 1 organ të vetëm që trajton çështjet e pronësisë, si dhe shërbimi fast-track që kanë vendosur hipotekat për 9 shërbime kryesore ndaj qytetarëve.

Për të shtjelluar më tej problematikën ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2, Valdrin Pjetri kryeregjistruesi.

https://youtu.be/ZsvQdRDaT_4

A2 CNN Livestream

Dita jonë