Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi i koncesionit – A2

Aeroporti i Kukësit, shpallet fituesi i koncesionit

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjedhur konsorciumin fitues për koncesionin e formës PPP për Aeroportin e Kukësit.

Ajo është bashkimi i kompanive “Global Technical Mechanichs” sh.p.k. dhe “Bami” sh.p.k. Rehabilitimi dhe vënia në funksion e këtij aeroporti pritet të sjellë uljen e tarifave të fluturimit për qytetarët shqiptarë, ndërsa vetë aeroporti synon të tërheqë linjat ajrore me kosto të ulët.

Investimi kap vlerën e 8 milionë eurove dhe do të realizohet në bashkëpunim me kompaninë holandeze me eksperiencë në fushën e menaxhimit të aeroporteve, NACO. Punimet përfshijnë edhe zgjerimin e pistës dhe terminalit të pasagjerëve. Periudha e koncesionit do të zgjasë 35 vjet.
Ndërkohë në garë mësohet se nuk ka marrë pjesë bashkimi i kompanive Kastrati dhe TMD Systems, që morën bonusin prej 8% të pikëve nga qeveria.

Shkarkoni aplikacionin e A2