Akuzat për përdhunim, policia amerikane i kërkon ADN-në

Një aventurë e një dekade më parë nuk po e lë aspak të qetë madje mund të kthehet në një problem serioz për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Policia e Las Vegasit kërkon tashmë një kampion të AND-së së portugezit për të vërtetuar nëse ka gisht apo jo në ngjarjen ku akuzohet se ka dhunuar seksualisht një modele 10 vite më parë.

Kathryn Mayorga, Vergewaltigungsopfer, sie sagt, dass sie 2009 im Palms Hotel in Las Vegas, von Cristiano Ronaldo vergewaltigt wurde, Vergewaltigungsvorwurf, der Fall Kathryn Mayorga versus Cristiano Ronaldo, Las Vegas, USA

Kërkesa e policisë amerikane i është dërguar autoriteteve përkatëse italiane. Çështja Ronaldo u rihap vjeshtën që lamë pas, pasi 34-vjeçarja Kethrin Majorga pretendon se është përdhunuar nga futbollisti në një hotel në Las Vegas në vitin 2009.

Sipas akuzave, thuhet që Ronaldo ka paguar 375 mijë dollarë për tu mbajtur heshtje lidhur me ngjarjen. ADN-ja e ish-sulmuesit të Realit të Madridit do të vërtetohet nëse është e njwjtë me atë që është gjetur në veshjen e Majorgas në dhomën e hotelit gjatë hetimeve.

Megjithatë, vetë portugezi nëpërmjet avokatit të tij, Peter Christiansen, ka mohuar kategorikisht akuzat duke u shprehur se gjithçka ka qenë e natyrës konsensuale.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN