Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Cakaj”, Islami: Maskë e Ramës, problemi më i madh. Manja: Vendimi i Metës, politik

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 13:29 | Politikë
“Cakaj”, Islami: Maskë e Ramës, problemi më i madh.

Kastriot Islami, ish-ministër i Jashtëm, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 13:00 në A2 duke komentuar mosdekretimin e zotit Cakaj si ministër të Jashtëm.

Islami u shpreh se kjo ngjarje që përplasi Metën me Ramën është vetëm maja e ajsbergut dhe problemi është më i thellë se kaq.

“Unë mendoj se ministri i Jashtëm është përdorur nga Rama për një çështje shumë më madhore se sa çështja e një ministri, si një maskë për të mos u përgjigjur një çështje shumë të rëndësishme. A e mbështet ai marrëveshjen e mundshme Vuçiç-Thaçi?”, tha Islami.

https://youtu.be/_dPKIZzecQI

Ndërkohë, pas zotit Islami, i ftuar në Ditarin e orës 13:00 ishte Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve, i cili u shpreh se rasti Cakaj nuk është farë Kushtetues, por politik, në reagimin e Metës.

“Pjesën e parë të këtij filmi e kemi parë në rastin e Lleshaj, nëse ishte kushtetuese apo jo. Meta reflektoi dhe e dekretoi. Kushtetuta e thotë qartë se Kryeministri ka tagrin të emërojë dhe shkarkojë ministrin. Gjyha e kushtetutës është e qartë dhe të gjithë Presidentët kanë ndjekur frymën që ka Kushtetuta. Debati në rastin e fundit nuk është Kushtetues, por është politik. Argumentet e Presidentit nuk janë fare Kushtetues.

https://youtu.be/C9cHSNOlLJY

A2 CNN Livestream

Dita jonë