“Certifikata e sigurisë’, Cakaj shkeli ligjin për DSIK

Gent Cakaj, sipas ligjit për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror, ka shkelur ligjin. Ai ka qëndruar 7 muaj pa certifikatë sigurie, kur ishte emëruar zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Sipas pikës 7 të ligjit, personat që administrojnë informacion të klasifikuar, detyrohen të vënë në dijeni titullarin e institucionit 6 muaj para përfundimit të afatit të ruajtjes për riklasifikimin, deklasifikimin ose zhvlerësimin e tij.

Për një person që kërkon të marrë certifikatën e sigurisë, ShISH apo SHIU ka të drejtën e dhënies së përgjigjes brenda 45 ditëve.

Rast i provuar në praktikë është ai i 5 marsit 2014, kur kreu i komisionit të sigurisë Spartak Braho ndërpreu mbledhjen pasi kreut te SHISH Visho Ajazi Lika i kishte skaduar afati i certifikatës së sigurisë nga 24 shkurti 2014.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN