Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Enver Hyseni, për herë të fundit në skenë

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 23:27 | Kulturë

Në rolin e tij të fundit, Enver Hyseni zgjodhi që të jetë vetja. Aktori i teatrit Migjeni ka preferuar ta mbyllë kështu karrierën e tij artistike, duke rrëfyer jetën e tij si aktor, por edhe si njeri.

Ka qenë miku dhe kolegu i tij Stefan Çapaliku që shkroi jetën e Enver Hysenit duke mbledhur gjithë kujtimet e tij.

Aktori Enver Hyseni

E pikërisht, këtë dramë të artistit në diktaturë e më pas, e rrëfen për publikun, e rolin kryesor ia dedikon vetë personazhit.

“E ka jetuar epokën e tij pa thëne “Unë jam”, pa bërtit. Këto personazhe përbejnë ajkën e letërsisë botërore, si në krijimtarinë e Çehovit.  Duhet ta çlirojmë letërsinë shqiptare nga letërsia e heronjve”, theksoi regjisori Çapaliku.  

Stefan Çapaliku

Me një valixhe. Kështu nis edhe rrugëtimi artistik këtë fundjavë në Teatrin Eksperimental, i shfaqjes “Dome”, siç e thërrasin miqtë dhe kolegët Enver Hysenin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë