Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ish ambasadorët i “tërheqin veshin” Ramës: Cakaj, profil i papërshtatshëm për sfidat në vijim

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 17:50 | Politikë

Një deklaratë e qartë kundër kandidimit të Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm ka ardhur nga ish diplomatët shqiptarë.

Këshilli i Ambasadorëve, i cili ka në krye ish ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, i ka “tërhequr vëmendjen Kryeministrit Rama ta rivlerësojë kandidaturën e ministrit në fjalë”, i cilësuar si “pa cilësitë e nevojshme profesionale për të mbajtur barrën” e sfidave si  marrëveshja për kufirin detar me Greqinë,  posti si anëtarë i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe presidenca e OSBE-së në vitin 2020.

Ish ambasadorët gjatë një vizite me presidentin Ilir Meta

Sipas tyre kontestimi i opinionit publik ndaj kandidatit Cakaj kanë qenë "më të mëdhatë në 29 vjet demokraci".

Ndërkohë, Këshilli mendon që “Kryeministri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparencën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërisht ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani