“Kërcënimi”, Balla: Meta ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës – A2

“Kërcënimi”, Balla: Meta ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës

Pas refuzimit të dekretimit të Gent Cakajt si ministër të Jashtëm dhe deklaratës për kërcënim të presidentit, ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ai shkruan në “Facebook” se Presidenti nuk mendon më as për Kushtetutën, as për dinjitetin e institucionit, po për lidershipin e opozitës!

“Ai sot ngriti flamurin e kryetarit imagjinar të opozitës në Presidencë dhe sulmoi kryeministrin me të gjithë librin e Shqupit dhe LSI-së bashkë. Fatkeqësisht ky është sot Ilir Meta, një president i votuar nga në për të përfaqësuar edhe opozitën (me votat ne dispozicion dhe pa PD ne salle, ishte e vetmja zgjedhje për të mos e çuar vendin në kaos institucional), tanimë i kthyer në kryetar alternativ opozite”, mbyllet postimi i Ballës.

Presidenti nuk mendon me as per Kushtetuten, as per dinjitetin e institucionit, po per lidershipin e opozites! Ai sot…

Gepostet von Taulant Balla – Faqja Zyrtare am Freitag, 11. Januar 2019
Shkarkoni aplikacionin e A2