“Largohu, largohu…”, studentët nuk pranojnë deputetin demokrat

Përveç studentëve te Fakulteti i Drejtësisë edhe të Fakulteti i Ekonomisë situata është e tensionuar dhe studentët vazhdojnë të jenë të ngujuar.

Madje ditën e sotme janë shënuar edhe dy incidente mes studentëve dhe forcave të rendit. Studentët tentuan të pengojnë hyrjen ë administratës dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia, duke pasur edhe përplasje fizike me studentët.

Përveç policisë, studentët u përplasën edhe me deputetin e Partisë Demokratike Luçiano Boçi, të cilit i kërkuan të largohej kur ai shkoi te Fakulteti i Ekonomisë.

“Largohu, largu”, ishin thirrjet e studentëve, të cilët nuk duan që protesta e tyre të politizohet, duke e detyruar deputetin të largohej nga ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN