Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mediu: Caka gaboi për qëndrimin e Evropës, ndryshimi i kufijve vetëm agjendë ruse

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 22:03 | Politikë
Mediu: Caka gaboi për qëndrimin e Evropës, ndryshimi i kufijve

Ish ministri i Mbrojtjes dhe kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu komentoi në A2 ngjarjet e fundit politike, veçanërisht shkaqet e mos emërimit të ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.  

Mediu thekson faktin që liderët shqiptare nuk po kuptojnë faktin që  shqiptarët në Rajon nuk gjenden më në situatat e favorshme të vitit 2009.

“Gjermania lider në Evropë ka një qasje negative për idenë e Thaçit për kufijtë, Shtetet e Bashkuara të presidentit Trump interesohen më shumë për marrëdhëniet ku preken në mënyrë direkte, dhe nuk kanë më vëmendjen e mëparshme për Ballkanin”, analizon Mediu, i cili shton se “fatkeqësisht aktorja më aktive në rajon është Rusia”.

Pikërisht roli i Moskës ka një rol, edhe pse indirekt, në mos dekretimin e bujshëm.

 “ Më vjen keq për Cakajn për faktin që është djalë i lexuar dhe nga Kosova, por problemi nuk është ai por argumentimi i kryeministrit për forcën e kandidatit ndaj sfidave të ardhshme të vendit”, thotë Mediu, i cili shton se “Këto probleme nuk janë debatuar seriozisht, dhe akoma më keq qëndrimi i Cakajt  që Evropa ka në agjendë ndryshimin  e kufijve, nuk është e vërtetë, vetëm Rusia ka një agjendë të tillë”.

Në këtë pikë ai thumbon duke uruar që “të jetë çështje naiviteti, por nuk besoj se këto gjera ndodhin thjesht për naivitet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë