Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Merkel-Tsipras: Greqia ka rol të rëndësishëm në Ballkan

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 13:13 | Bota
Merkel-Tsipras: Greqia ka rol të rëndësishëm në Ballkan

Përqafime dhe buzëqeshje në shkallët e pallatit “Maximos” në Athinë. Kryeministri grek, Alexis Tsipras priti në takim kancelaren gjermane, Angela Merkel në një frymëshumë pozitive duke thënë se vizita e saj i jep fund periudhës së vështirë në marrëdhëniet bilaterale. Dy liderët diskutuan për një sërë çështjesh me rëndësi, si implementimi i marrëveshjes së Prespës për emrin me Maqedoninë dhe për gjendjen aktuale në rajon dhe Europë.

“Greqia gradualisht po kthehet nga pjesë e problemit në pjesë e zgjidhjes si dhe në një shtyllë stabiliteti. Ne përballemi me sfida të reja përpara, siç është rritja e populistëve të së djathtës ekstreme”, tha Alexis Tsipras, kryeministër i Greqisë.

Më tej, ai theksoi se Greqi vijon rrugën e saj për të tejkaluar krizën ekonomike. Ndërsa kancelarja gjermane përgëzoi Greqinë për përparimin e bërë duke lënë pas periudhën e vështirë dhe tha se luan një rol të rëndësishëm në rajon.

“Populli grek ka kaluar një fazë shumë të vështirë dhe unë dëshiroj ta falenderoj atë për çfarë ka bërë, pavarësisht vështirësive. Gjithashtu falenderoj Greqinë për rolin e rëndësishëm në Ballkan, ku është marrë me disa çështje. Greqia ka bërë shumë progres”, tha Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë.

Pavarësisht atmosferës pozitive, Merkel bëri të qartë se implementimi i marrëveshjes së Prespës nuk sjell lehtësime në masat shtrënguese për Greqinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu