Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Mosdekretimi i Cakajt nga Meta komentohet edhe nga Haradinaj

Nga A2 CNN
11 Janar 2019, 11:59 | Kosova
Mosdekretimi i Cakajt nga Meta komentohet edhe nga Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk pranoi të komentonte lidhur me mos dekretimin e Gent Cakaj nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

Në një konferencë për shtyp, ai tha se nuk ishte detyrë e as e drejtë e tij të ndërhynte në këtë çështje.

Ai tha se respektojnë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë. Ndërkaq lëvizja vetëvendosje nuk hezitoi të shprehte mbështetjen për vendimin e presidentit Meta.

Ajo tha se Cakaj ka ndjekur një linjë në dëm të interesave kombëtare dhe nuk nguron të nxisë idenë e zbatimit të një forme të “Zajednicës” në Kosovë.

Më herët, ishte Edita Tahiri që përshëndeti mosdekretimin e Cakajt. “E përshëndes vendimin kombëtar dhe vizionar të Presidentit të Shqipërisë në mbrojtje të kufijve të Kosovës. Ai sot nuk dekretoi një kandidat për ministër të Jashtëm që ishte pro prekjes së kufijve, të nominuar qëllimshëm dhe me djallëzi nga kryeministri Rama”, ishin fjalët e Tahirit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu