Qytetarët ankohen për karburantet: Çmimi i papërballueshëm

Shqiptarët paguajnë njësoj sa francezët dhe më shumë se të gjithë fqinjët në Ballkan për çmimin e karburanteve.

Në pikat e shitjes me pakicë, nafta tregtohet me 176 lekë për litër, ndërsa benzina me 178 lekë.

Një çmim i shtrenjtë që rrit ndjeshëm kostot, jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por për të gjitha familjet, pasi ajo reflektohet tek transporti dhe mallrat e tjerë.

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve shpjegojnë se shkak për çmimin e lartë janë taksat që paguajnë tek qeveria dhe pushteti vendor, të cilat sipas tyre, përbëjnë mbi 65% të çmimit fundor.

Nëse do të bënim një krahasim me vendet e tjera të rajonit, rezulton se Shqipëria ka çmimin më të lartë të karburanteve.

Sipas “Global Petrol Price”, e konvertuar në euro, një litër karburant në vendin shitet me 1 euro e 48 cent. Në vend të dytë, me çmimin më të lartë është Mali i Zi me 1 euro e 24 cent, pasuar nga Serbia me 1.22 euro; në Bosnje Hercegovinë, një litër karburant tregtohet me 1 euro e 18 cent, në Kosovë me 1.1 euro dhe vendi më çmimin më të lirë të karburanteve në rajonin tonë është Maqedonia me 0.99 euro për litër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN