Shkup: Ditë historike, votohen amendamentet, lind Maqedonia e Veriut

Ditë historike për Maqedoninë ose më mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, siç do të quhet nga dita e sotme vendi me kryeqytet Shkupin.

Ndryshimi i emrit është risia më e madhe e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan sonte nga Parlamenti maqedonas, me 81 vota pro.

Amendamentet e Kushtetutës ishin pjesë e rëndësishme të Marrëveshjes së Prespës, të firmosur nga Greqia dhe Maqedonia e veriut në qershorin e kaluar, dhe që do të mundësojë integrimi e Shkupit zyrtar në strukturat e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, të penguara në të kaluarën nga veto greke.

Postimi i ministrit Ditmir Bushati

Nuk kanë munguar reagimet e politikës shqiptare.

 Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur konsensusin e arritur në Parlamentin maqedonas , duke i cilësuar ndryshimet e kushtetutës si “një vendim i rëndësishëm historik për Maqedoninë, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit”.

Disa eksponentë të VMRO-DPMNE u mënjanuan në shenjë bojkoti.

Reagoi edhe Ministri i Jashtëm ende në detyrë, Ditmir Bushati, i cili nënvizoi faktin që “kontributi i partive politike shqiptare tregoi edhe një herë të jetë faktor vendimtar”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN