Studentët përplasen me policinë, mesazh Ramës e PD

Ndërhyrja e policisë tensionon situatën në fakultetin e drejtësisë dhe atë të ekonomisë ku janë të ngujuar studentët.

Kjo kërkesë e administratorit të universitetit të Tiranës Skerdi Dafa ndaj policisë së Tiranës, për vendosjen e normalitetit në auditorë, i ka hapur rrugën policisë së shtetit për të hyrë në territorin e shkollave të larta.

Por nga ana tjetër, dekanët dialogonin me forcat e rendit  dhe administratorin i cili është i emëruar nga bordi, në mënyrë që policia mos prekte studentët. Kjo gjë ka sjellë orë më vonë tërheqjen e policisë nga auditorët, ndërsa të rinjve të ngujuar i janë bashkuar studentë të tjerë.

Studentët thonë se do të vijojnë kauzën e tyre. Ata kanë refuzuar çdo mbështetje politike, duke larguar nga auditorët  deputetet demokratë Valentina Duka dhe Luciano Boçi.

Studentët i këndojnë në mënyrë ironike kryeministrit Rama

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama, studentët që thonë se do të  vijojnë rezistencën, dhe kanë një tjetër formë përgjigje, në formë kënge polifonie: “Ne s’jemi dele si do ti…”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN