TAP siguron financimin e plotë 3.9 mld euro

Gazsjellësi Trans Adriatik njoftoi se ka arritur me sukses të gjejë financimet për projektin me vlerë 3.9 miliardë euro.

Kjo e bën TAP projektin më të madh në Europë në fushën e infrastrukturës. Fondet do të vijnë nga Banka Europiane e Investimeve, BERZH dhe një grup prej 17 bankash tregtare.

Me këtë financim, TAP ka siguruar të gjitha fondet e nevojshme për të përmbushur investimet e nevojshme dhe për të vënë në funksion gazsjellësin në vitin 2020.

Gazsjellësi ka përfunduar mbi 82% të punimeve në Greqi, Shqipëri dhe Itali, ndërsa tashmë ndodhet në procesin e ndërtimit të tubacionit nënujor.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN