Vetëvendosja: Cakaj anëtar i joni vetëm në rini, emërimi i tij synonte ndryshimin e politikave për kufijtë

Vjen edhe reagimi i partisë Vetëvendosja. Liburn Aliu, deputet i partisë kosovare të kryesuar nga Albin Kurti, deklaroi sot për A2 që lajmi i mos dekretimit të Gent Cakaj si Ministër i Jashtëm shqiptar ka qenë “vendimi i duhur i presidentit Meta”.

Arsyet  e vërteta të emërimit sipas Aliut ishin ato të “ndryshimit të politikës së Shqipërisë për ndryshimin e kufijve, plan i konfirmuar edhe nga reagimi i Baton Haxhiut”.

Aliu konfirmoi që “në rini” Cakaj ka qenë aktivist i lëvizjes Vetëvendosja, por që “pas studimeve jashtë”, ai nuk kishte vazhduar më.  

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN