Vizita e Kim Jong-un në Kinë, Peniani shfaq videon – A2

Vizita e Kim Jong-un në Kinë, Peniani shfaq videon

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut shfaqi të premten një video që dokumenton udhëtimin e fundit të Kim Jong-un në Kinë.

Pamjet tregojnë aktivitetet e udhëheqësit koreanoverior dhe bashkëshortes së tij Ri Sol Ju, të cilët u takuan me presidentin Xi Jinping dhe zonjën e parë kineze e morën pjesë në një banket shtetëror.

Në video, Kim shfaqet teksa viziton një fabrikë farmaceutike në zonën ekonomike të Pekinit, e ndërsa takohet me liderin kinez në një hotel në Pekin para largimit nga vendi.

Kim Jong-un zhvilloi 3 takime me Xi Jinping vitin e kaluar, duke rikonfimuar lidhjet me aleatin e tij më të rëndësishëm.

Vizita e diktatorit koreanoverior në Kinë erdhi mes raportimeve për avancimin e negociatave për një samit të dytë mes Uashingtonit dhe Penianit, që do të synojë zgjidhjen e përplasjeve për programin bërthamor.

Shkarkoni aplikacionin e A2