Vodhën armët në bazën e Pashalimanit, ndiqen penalisht 5 efektivë të FA!

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka dërguar për ndjekje penale në prokurorinë e Vlorës 5 efektivë të forcave të armatosura në bazën detare të Pashalimanit.

Efektivët janë të akuzuar për vjedhje dhe “shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishme”.

Detajet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, por mendohet se efektivët kanë vjedhur tre armë automatike, por Shtabi i Përgjithshëm deklaron ngjarjen si “episodike” dhe e “papërgjegjshme”, dhe që “nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtuar dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN