Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Britani, lideri i opozitës: Zgjedhje të parakohshme sa më parë

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 12:40 | Bota
Britani, lideri i opozitës: Zgjedhje të parakohshme sa më

Lideri i opozitës Laburiste në Britani, Jeremy Corbyn po shfrytëzon këtë moment të vështirë të qeverisë për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

https://a2news.com/2019/01/12/ministri-britanik-brexit-paralizohet-nese-rrezohet-ujdia-e-may/

Ai thekson se nëse ekzekutivi i Theresa May nuk mund të aprovojë legjislacionet kryesore, atëherë ka humbur mandatin dhe duhet të kërkojë një të ri.

“Nëse qeveria nuk mund të kalojë legjislacionin e saj më të rëndësishëm atëherë duhet të kemi zgjedhje të përgjithshme sa më parë që te jetë e mundur. Një qeveri që nuk mundtë aprovojë punën e saj përmes Dhomës së Përfaqësuesve nuk është një qeveri funksionale. Ajo ka humbur mandatin e saj, kështu që duhet t’i drejtohet vendit për të kërkuar një tjetër”, tha Corbyn.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli