Fakultetit Ekonomik i vendoset dryni, studentët: Po na mbajnë peng

Prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, Fakulteti i Ekonomikut është i mbyllur me dry edhe pse brenda fakultetit ndodhen me dhjetëra studentë të ngujuar, në ditën e tyre të tretë.

Studentët deklarojnë se janë marrë peng, pasi policia private ka mbyllur derën kryesore me një zinxhir.

Disa prej studentëve që ndodhen të ngujuar kanë tentuar të dalin nga fakulteti, por nuk ia kanë arritur, po ashtu edhe studentë të tjerë nga jashtë janë mundur të futen brenda ambienteve të Fakultetit të Ekonomikut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN