Fabregas firmos me skuadrën e re

Tashmë është zyrtare, Fabregas është lojtari më i ri i Monako. Mesfushori u largua nga Chelsea pas katër vjetëve e gjysmë dhe pas një jetë të kaluar në Angli, tashmë do të nisë një aventurë të re në Ligën e Parë franceze.

Edhe pse Milani kishte kohë që e kërkonte, Fabregas firmosi kontratën, sipas të cilës do të qëndrojë te Monako deri në vitin 2022.

Klubi nga Principata do të jetë i katërti në karrierën e mesfushorit, që përveç Chelsea-s, në të kaluarën ka luajtur edhe për Arsenalin dhe Barcelonën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN