Juncker kritikon Rumaninë pas marrjes së kryesimit të BE

European Commission President Jean-Claude Juncker speaks during a joint news conference with Romanian Prime Minister Viorica Dancila in Bucharest, Romania, January 11, 2019. Inquam Photos/Octav Ganea via REUTERS

Rumania, gjatë 6 muajve të parë të presidencës së BE-së, do të dëmtojë sundimin e ligjit m dekriminalizimin e disa formave të korrupsionit dhe me dhënien e amnistisë për shkelësit. Kjo ishte porosia e qartë e presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker gjatë vizitës në Bukuresht.

 “Dua të theksoj nevojën e respektimit të sundimit të ligjit. Euroja është e ndërtuar në kompromis, por nuk mund të ketë kompromis kur vjen puna tek çështjet thelbësore. Do të kishte impakt negativ nëse ndonjë amnisti, siç disa në këtë vend parashikojnë, të hyjë në fuqi. Ky do të ishte një hap prapa”, tha Juncker.

Liviu Dragnea

Lideri i partisë qeverisëse të Social Demokratëve, Liviu Dragnea, ka një dënim për manipulim votash në zgjedhje dhe ka kërkuar ndryshime kushtetuese që përfshijnë një dekret përfaljen e të dënuarve me burg. Ai nuk mund të bëhet kryeministër për shkak të dënimit.

Në nëntor, ligjvënësit aprovuan një ligj që do të anulonte përgjimet e përdorura si prova për rastet e korrupsionit.

Nëse hyn në fuqi mund të lirojë qindra të dënuar, përfshirë Dragnean. Por presidenti i vendit ka kundërshtuar me forcë këtë ligj duke thënë se është antikushtetues.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN