Kombëtarja shqiptare në alarm, Grezda me paterica

Dëmtimi i trashëguar nga periudha kur luante të Osijeku vazhdon t’i krijojë probleme Eros Grezdës.

Ylli i Kombëtares shqiptare ka ende probleme, ndërsa së fundmi janë publikuar edhe fotografi ku sulmuesi ecën me paterica.

E hëna pritet të jetë dita vendimtare për të mësuar shkallën e dëmtimin dhe periudhën gjatë së cilës Grezda do të jetë i detyruar të qëndrojë jashtë fushave.

Rikthimi i dëmtimit të 23-vjecarit ka shqetësuar jo vetëm Rangers, por edhe përfaqësuesen kuqezi. Sipas hipotezave paraprake, Grezda rrezikon të qëndrojë të paktën 10 javë larg fushave.

Kjo do të bënte që djaloshi nga Gjakova të mungojë në dy ndeshjet e para të Shqipërisë, në kualifikueset e Euro 2020, përballë Turqisë më 22 mars dhe në ndeshjen me Andorrën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN