Konventa e LSI, Kryemadhi: S’e tradhtojmë Shqipërinë

Nga Konventa e LSI-së, Monika Kryemadhi u zotua se nuk do ta tradhtojë Shqipërinë. Teksa mbështeti protestën e studentëve dhe mësimet e nxjerra prej saj, kryetarja e LSI bëri thirrje për protesta në mbarë vendin.

“Në emrin e të gjithë anëtarëve të LSI, ne nuk e tradhtojmë Shqipërinë, vendin tonë atdheun tonë. Ky vend na ka bërë krenar për këtë që jemi. Ky vend ka mbijetuar me shekuj ndaj tradhtarëve, pushtuesve dhe atyre që e kanë përdhosur flamurin tonë. Një përkrahje e madhe për ata djem, ato vajza që na dhanë shpresë. Ne morëm një mësim të mirë nga studentët, i cili zgjoi revoltën brenda nesh. Ne sot jemi në këtë konventë për të kuptuar që detyrimet tona i kemi mbaruar dhe tashmë kemi detyrime kombëtare”, u shpreh Monika Kryemadhi, kryetare e LSI.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN