Mbyllja e qeverisë në SHBA, më e gjata në histori

Mbyllja e pjesshme e qeverisë amerikane bëhet më e gjata në histori, ndërsa ende nuk ka ndonjë sinjal për zgjidhjen e ngërçit.

Të shtunën, “shutdown”-i hyri në ditën e 22-të duke tejkaluar rekordin paraprak të 21 ditëve gjatë presidencës së Bill Clinton në vitin 1996.

Presidenti Donald Trump refuzon të aprovojë buxhetin nëse ai nuk do të përfshijë fondet për ndërtimin e murit ndarës në kufirin me Meksikën.

Demokratët refuzojnë të aprovojnë fondin prej5.7 miliardë dollarësh. Një pjesë e qeverisë federale do të mbetet jofunksionale, deri sa të miratohet plani i shpenzimeve, duke lënë 800 mijë punonjës pa paga.

Të premten, këta punonjës, përfshirë rojet e burgut, stafin e aeroporteve dhe agjentët e FBI-së nuk i morën dot pagat e para të vitit.

Ndërkaq, presidenti sugjeroi se mund të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare, diçka kjo që do ta lejonte të siguronte paratë e nevojshme për murin pa miratimin e kongresit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN