Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 12:05 | Politikë
Meta: Ministria e Jashtme nuk është autoshkollë

Presidenti Ilir Meta reagoi mëngjesin e së shtunës me postim në “Facebook” mbi situatën ku ndodhet Ministria e Jashtme.

Presidenti shkruan se në situatën ku ndodhet sot Ministria e Jashtme nuk mund të kthehet në një autoshkollë.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor, shkruan presidenti, tek thotë se Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqeje e stabiliteti në rajon me lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së", mbyllet postimi i Presidentit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë