Miqësorja e tretë, Kukësi gjen rivalin kazak – A2

Miqësorja e tretë, Kukësi gjen rivalin kazak

49745696 1652089961603011 1905660432136273920 o 1100x620

Pas ndeshjes me Instambul Bashakshehir dhe provës pozitive ndaj rusëve të Rostov, Kukësi konfirmoi edhe miqësoren e tretë në Antalia. Kundërshtari i radhës do të jetë Shakter Karagandi, skuadër e kampionatit të Kazakistanit.

Klubi veri-lindor vendosi të shfrytëzojë hapësirën për një tjetër test gjatë qëndrimit 12-ditor në Turqi. Ndeshja ndaj kazakëve do të luhet këtë të hënë, më datë 14 janar.