Ndryshimet kushtetuese për emrin, ndërkombëtarët përgëzojnë Maqedoninë

Vendimi i Parlamentit të Maqedonisë u përshëndet nga krerët e shtetit shqiptar, të Kosovës e gjithashtu shumë liderë ndërkombëtarë.

Në një deklaratë të përbashkët të shefes se diplomacisë europiane, Federika Mogherini dhe komisionerit për zgjerimin Johanes Hahn, thuhet se drejtuesit politikë dhe qytetarët e Maqedonisë vendosën të shfrytëzojnë mundësinë historike për zgjidhjen e një prej problemeve më të vjetra në rajon.

Reagime pozitive erdhën edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministri grek Alexis Tsipras e të tjerë.

Ndryshimet kushtetuese do të hyjnë në fuqi vetëm pasi parlamenti grek ta ketë ratifikuar marrëveshjen e arritur ne Prespe.

Në Greqi vazhdon paqartësia për këtë çështje dhe ekziston frika për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN