Reshjet e dëborës, disa akse të bllokuara në veri të vendit

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta në veri të vendit kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në Malësinë e Madhe disa akse janë të bllokuara nga bora. Në akset kryesore, rrugët janë të kalueshme, por ka prani ngricash.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të pikës kufitare të Hanit të Hotit, por edhe ata që ndjekin rrugën nacionale Shkodër Velipojë, të kenë kujdes të shtuar.

Ndërkohë, situata është pa probleme në pjesën më të madhe të Bashkisë së Shkodrës, me përjashtim të njësive Pult, Shosh dhe Shalë, ku bora arrin nga 40 centimetra deri mbi 1 metër.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN