Ronaldo e Dybala e nisin nga stoli, por Bologna nuk është problem për Juven

Nuk është lodhur thuajse fare Juventus kundër Bolognas duke fituar 2-0 sfidën që e çon në çerekfinalet e Kupës së Italisë, ku pret të ndeshet me fituesen e çiftit Cagliari-Atalanta.

Federicho Bernardeschi shënoi që në minutën e 9 golin e par ëpër bardhezinjtë, pas një gabimi të rëndë nga Angelo da Costa. Goli i tetë me fanellën bardhezi për sulmuesin italian, që hapi rrugën drejt fitores së skuadrës së Allegrit.

Pjesa e parë u dominua nga miqtë, me Emre Can që iu afrua golit, ndërsa Bologna mundi të rrezikonte vetëm në minutën shtesë të pjesës së parë, kur Dijks thuajse përkëdheli shtyllën e bardhezinjve.

Kur kishin kaluar vetëm katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë ishte Moise Kean që vulosi fitoren për Juventus, duke goditur saktë pas një topi që përfundoi rastësisht në këmbët e tij.

Si për t’i “prerë krahët” Bolognas, Allegri i dha 30 minuta lojë Ronaldos, i futur në vend të Kean, ndërsa më vonë hodhi në fushë edhe Dybala. Megjithatë, rastin më të mirë e pati sërish Bererdeschi, i cili me kokë iu afrua golit të tretë dhe të dytit personal, por pa ia dalë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN