Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Salah, “snajperi” mëngjarash, Liverpool rikthehet te fitorja

Nga A2 CNN
12 Janar 2019, 18:03 | Futboll

Mohamed Salah fitoi vetë dhe realizloi një gol me 11-metërsh në minutën e 50, për t’i dhënë kështu Liverpoolit fitoren e luftuar 1-0 kundër Brighton në fushën e kësaj të fundit.

Pas dy humbjesh rresht, kundër Cityt në kampionat dhe Wolverhampton në Kupë, skuadra e Jurgen Klopp u rikthye te fitorja, edhe pse ishte një ndeshje e vështirë ku të gjithë djersitën për të marrë tri pikët, falë edhe një loje tepër të mirë në mbrojtje nga ana e Brighton. Megjithatë skuadra e vogël e mbërritur këtë vit në Premier League, nuk e shmangu dot humbjen e gjashtë kundër Liverpool në të gjitha kompeticionet.

Por Salah u tregua edhe një herë i saktë nga pika e bardhë, duke u treguar ekspert i 11-metërshave për sa i përket lojtarëve mëngjarashë në Premier League. Nga 10 penalltitë e fundit të ekzekutuara me këmbën e majtë në Premier League, 6 nuk janë realizuar, ndërsa 4 të tjerat i ka realizuar vetëm Salah.

Para ndeshjes, trajneri i Liverpool Jurgen Klopp u nderua për arritjen e skuadrës muajin e kaluar, pasi e mbylli dhjetorin me 7 fitore në Premier League, numri më i madh i fitoreve në një muaj, i arritur ndonjëherë në historinë e klubit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë