“Trump punoi fshehurazi për Rusinë”, Shtëpia e Bardhë: Pretendime absurde

Shtëpia e Bardhë dënoi pretendimet e “New York Times” se FBI kishte hetuar dyshimet se presidenti Donald Trump ka punuar në mënyre të fshehtë për Rusinë, në dëm të interesave amerikane.

Sipas gazetës, autoritete e zbatimit të ligjit ishin shqetësuar nga sjellja e Trump në maj të 2017-tës, pasi presidenti shkarkoi drejtorin e FBI-së, James Comey.

Qëllimi i hetimit ishte të zbulonte nëse Trump përfaqësonte një kërcënim për sigurinë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Senders i cilësoi pretendimet si absurde.

Ajo tha ndryshe nga ish-presidenti Obama, kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë është treguar vërtet i ashpër me Rusinë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN