Xhaçka: Kontroll kompanive të pastrimit të rrugëve nga bora

Dëbora në veri të vendit ka bllokuar një pjesë të mirë të akseve, ndërsa sipas ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve nuk kanë qenë në lartësinë e duhur për të menaxhuar situatën.

E shoqëruar nga prefekti i qarkut dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, Xhaçka u ndal fillimisht në aksin Skuraj – Burrel, ku efektive te forcave te armatosura po ndihmojnë në zhbllokimin e rrugës.

Nga ana tjetër, një pjesë e madhe e fshatrave në veri të vendit janë përballur me bllokime për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Probleme ka patur edhe me energjinë elektrike ku shumë fshatra kanë qëndruar rreth 48 orë pa energji.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN