Bindi në miqësore, Asani firmos me Skënderbeun

Elmir Asani është lojtari më i ri i Skënderbeut. Mesfushori i lindur në Novi Sad dhe me një të kaluar në Superligën serbe, i‘u bashkua korçarëve për një provë, por i mjaftuan vetëm 24 orë për të bindur stafin teknik dhe drejtuesit.

Mirëseardhja e Skëndërbeut për lojtarin e tij të ri

Vendimtare ishte paraqitja e 23-vjeçarit në miqësoren e fituar 4-1 ndaj Bylisit. Asani realizoi golin e parë të ndeshjes, ndërsa spikati me lojën e tij.

Menjëherë pas testit të zhvilluar, futbollisti firmosi kontratën me presidentin Ardjan Takaj, që e lidh Elmir Asanin për 3 vitet e ardhshme me Skënderbeun.

Në miqësoren ndaj Bylisit, për korçarët shënuan edhe Muzaka, Dita dhe sulmuesi Oto Xhon.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN